Mobile Development – Cfare duhet te dini.

Ne vargun e epokave te ndryshme qe ka njohur zhvillimi i njerezimit, kjo qe po jetojme eshte pa dyshim Epoka e Komunikimit. Sot, bota eshte me e vogel se kurre pikerisht fale mrekullise Internet. Cdo dite, pavaresisht ku shkojme apo cfare bejme, nuk jemi asnjehere vetem sepse nepermjet teknologjise ne mund te jemi ne kontakt te vazhdueshem me kedo, kudo qofte. Eshte tashme nje fakt qe perdorimi i smartphone-ve dhe tabletave eshte gjithmone ne rritje dhe parashikohet te vazhdoje me keto ritme per nje kohe te gjate. Tanime telefonat “inteligjente” po behen nje alternative konkurruese e kompjuterave personale dhe po fitojne terren bindshem.

Por a keni qene ndonjehere te detyruar te vizitoni versionin desktop te nje faqeje interneti vetem sepse telefoni juaj nuk “arrin” ta aksesoje kete faqe? Ky ne fakt jo gjithmone eshte nje limit i pajisjes suaj mobile, por shpesh nje mungese e site-it qe po perpiqeni te vizitoni i cili nuk ofron versionin perkates mobile. Kjo eshte edhe nje nga sfidat dhe njekohesisht nje nga qellimet kryesore te zhvilluesve Web te gjendur perballe nje ndryshimi radikal ne menyren sesi njerezit sot aksesojne Internetin duke reduktuar deri braktisur teresisht metodat dhe mjetet tradicionale (si PC).  Perdoruesit e ketyre pajisjeve inteligjente, presin me te drejte qe te mund te kryejne po te njejtat veprime si me nje PC normal. Kjo ka bere qe nje nga fushat kryesore te botes se zhvillimeve Web te behet pikerisht zhvillimi Web per Mobile duke komplikuar punen e programuesve te cilet jane te detyruar  te programojne versione ne miniature, shume te reduktuar ne permasa por sa me pak te reduktuar ne funksionalitete per t’i ofruar perdoruesve nje sherbim sa me te plote.

Nje website mund te jete:

  1. I shikueshem ne mobile: ne kete rast perdoruesi viziton ne fakt versionin desktop te faqes nga nje pajisje mobile dhe gjithcka funksionon po njesoj por kete here nga nje ekran i vogel.
  2. I pershtatshem per mobile: ne kete rast krijohet nje site i cili eshte i afte t’i pershtatet pajisjeve me cdo lloj permasash nga ana vizuale por jo plotesisht nga ajo funksionale.
  3. I dedikuar per mobile: ketu per te njejtin site krijohen dy apo me shume versione totalisht te pavarur nga njeri tjetri.

Version i fundit, ndonese me i komplikuari,  ne fakt eshte ai me i preferuari pasi pavaresia midis versioneve i jep mundesi programuesve qe te zgjerojne gamen e funksionaliteteve qe do t’i ofrohen perdoruesve te pajisjeve mobile.

Perpara se te krijojne nje nderfaqe per mobile, programuesit duhet te marrin parasysh nje sere faktoresh nder te cilet faktin qe pedoruesit potenciale do te kene ne dispozicion nje pajisje me nje keyboard (tastiere) shume me te vogel, ekrane touchscreen si dhe nje memorie dhe burim energjie shume me te limituar te cilet i kushtezojne ata ne krijimin e nje nderfaqeje sa me te “lehte”, pra me sa me pak elemente mbingarkues (si imazhet, animimet etj.).

Eksperienca e akumuluar vitet e fundit nga perdorimi i pajisjeve mobile, ka evidentuar nje seri pikash ne forme keshillash qe prodhuesit e ketyre pajisjeve u ofrojne sot programuesve Mobile:

  1. Fokusohuni ne eksperiencen e perdoruesit: Eshte thelbesore t’i jepet rendesia e duhur mendimit te perdoruesve te cilet jane dhe konsumatoret finale te ketij lloj produkti. Duhet treguar kujdes qe perdoruesi te mos “bombardohet” me informacion te zgjeruar me shume sec duhet dhe me shume se sa kerkohet por nepermjet nje nderfaqeje sa me te thjeshte t’i ofrohet atij informacioni i kerkuar ne nje kohe sa me te shkurter. Gjithashtu sugjerohet qe te perdoret gjeresisht nje aplikacion qe identifikon veprimet e kryera dhe informacionet e aksesuara se fundmi nga cdo perdorues duke ua ofruar atyre ne formen e Bookmarks ne te ardhmen. Kjo metode shkurton kohen dhe i vjen ne ndihme perdoruesit duke i krijuar mjaft lehtesira gjate lundrimit ne Web.
  2. Pershtasni nderfaqen me kapacitetin e memories se pajisjes: Te mesuar te programojne per kompjutera me memorie te rangut 8GB, shpesh programuesit nuk i kushtojne vemendjen e duhur perdorimit te tepruar te imazheve. Ne rastin e telefonave, te detyruar te programojne per keto pajisje memoria e te cilave mund te jete edhe 128MB, programuesit duhet te reduktojne sa me shume perdorimin e imazheve dhe per imazhet e nevojshme, te reduktojne rezolucionin e tyre. Nuk eshte e keshillueshme perdorimi i elementeve te tille vizuale madhesia e te cileve shpesh rrezikon te tejkaloje kufijte e kapacitetit te pajisjes duke i ofruar nje eksperience te papelqyeshme perdoruesve.
  3. Zgjidhni nese eshte me mire te perdoret nje aplikacion i shkarkueshem apo i perdorshem nga Web: Kjo eshte nje nga zgjedhjet kryesore per rastet e zhvillimeve te aplikacioneve mobile. Ne pergjithesi, nje aplikacion i ndertuar per t’u aksesuar nga web browser-at e pajisjeve mobile eshte me pak i kushtueshem dhe me pak kompleks por nga ana tjeter eshte me e veshtire ta pershtasesh ate plotesisht me vecorine e ekraneve te ketyre pajisjeve, ajo touchscreen.
  4. Sinkronizoni te dhenat ne server-side: Kjo eshte nje keshille shume e rendesishme e cila parandalon moskorrektesine e te dhenave. Nje sinkronizim i te dhenave nga ana mobile do te ulte sigurine duke rritur rrezikun e gjenerimit te te dhenva te gabuara.
  5. Dizenjoni nje nderfaqe “te prekshme”: Pershtatjuni sa me shume eksperiences qe telefonat inteligjente i kane ofruar perdoruesve nepermjet nje nderfaqeje shume te qarte dhe te pershtatshme per touchscreen.
  6. Parashikoni gabimet: “Te gabosh eshte njerezore” prandaj jo rralle do te ndodhe qe eshte perdoruesit e aplikacionit apo faqes suaj mobile te gabojne ne shtypjen e nje butoni apo vendosjen e gabuar te nje informaconi. Produkti juaj duhet te jete i pergatitur per kete duke ofruar nje shkalle te tille tolerance qe i lejon perdoruesit te zhbej nje veprim pa kthyer mbrapsht nje pjese te madhe te informacionit te derguar deri ne ate moment.

 

Kurse eksperienca e programuesve Mobile, ofron nje liste te platformave me te pershtatshme per te programuar nje aplikacion mobile:

  1. MoSync: Bazuar ne Eclipse IDE, suporton JavaScript, Ruby, Python, PHP etj
  2. PhoneGap: Perdor JavaScript dhe HTML
  3. WidgetPad: CSS3, HTML5, JavaScript
  4. Appcelerator: JavaScript, PHP, Python, Ruby, HTML
  5. RhoMobile: Ofron Rhodes, nje framework open source te bazuar ne gjuhen Ruby dhe qe pershtatet per nje game te  gjere pajisjesh mobile. Sistemet e Operimit qe suporton jane: iOS, Android, Wondows Mobile, RIM dhe Symbian. Ky framework ju lejon te shkruani kodin tuaj dhe pastaj nderton aplikacionet perkatese te pershtatshme per sistemet me te medha dhe me te perdorshme si ato te permendura me siper.
  6. JQuery Mobile – Ndoshta framework-u me i perdorshem dhe me i perhapur. Bazohet ne parimin “Write less, do more” per t’i dhene programuesve lehtesira te medha duke bere qe nje aplikacion i vetem te jete i pershtatshme per gjithe pajisjet mobile me te njohura.

 

Ne kete liste perfshihen edhe framework te tjere jo me pak te rendesishem dhe optimale si: Sencha Touch Framework, jQTouch, The M Project etj.

Rendesia qe po merr ky aspekt i programimit po rritet cdo dite prandaj edhe ju duhet te parashikoni ne cdo aplikacion apo web page edhe versionin perkates te pershtatshem per miqte e rinj me te mire te njeriut: telefonat.

E ardhmja eshte Mobile!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *